Raportimi i lajmeve nga portalete online – rrjetet sociale dhe ndikimi tek publiku

22.06.2022 Instituti D4D

Shpërndarja e informacionit në ditët e sotme bëhet në kohë rekorde për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe mjeteve teknologjike siç janë telefonat e mençur, platforma të ndryshme si dhe rrjetet sociale, që e mundësojnë qasjen në kohë reale në ngjarje ditore. Në vitin 2022, sipas Datare portal 97% e popullatës kanë qasje në internet.[1] Për më tepër, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në vitin 2021 shpeshtësia e përdorimit të internetit disa herë gjatë ditës ishte 80%. Duke e ditur këtë shpërndarje me shpejtësi të madhe të informacionit, atëherë edhe popullata në Kosovë është fragjile ndaj shpërndarjes së informatave të çrregullta nëpër portalet online dhe rrjetet sociale, nga kjo del që mundësia që qytetarët të lexojnë lajme me çrregullim të informacionit është e madhe, pasi që në shumë portale online dhe rrjete sociale, përdoret gjuhë ofenduese, e ashpër, seksiste, lajme që përmbajnë tituj të ekzagjeruar dhe lajme me përmbajtje të rreme. Duke parë numrin e madh të lajmeve të shpërndara me karakteristika të tilla dhe me qëllim të identifikimit të tyre, Instituti D4D vazhdon të monitroj portalet dhe rrjetet sociale, dhe ky është raporti i tretë. Në vitin e kaluar D4D, ka lanësuar raportin e parë[1], ku është bërë monitorimi i fushatës zgjedhjore dhe balotazhit në Kosovë, ndërsa në fillim të këtij viti është lanësuar raporti i dytë[2], me monitorimin e portaleve online dhe rrjeteve sociale për muajt tetor-nëntor dhe dhjetor dhe rrjedhimisht ky është raporti i tretë i lansuar nga Instituti D4D, ku janë monitoruar portalet online dhe rrjetet sociale. Në këtë raport përfshihet periudha e monitorimit nga 1 janari deri me 31 mars. Këtu është përfshirë monitorimi i kategorive: Ndasitë Politike dhe gjuha e ashpër, Ndikimi i Jashtëm, Gjykata Speciale, Dialogu Kosovë – Serbi, Mizogjenia dhe dhuna online ndaj grave dhe Covid-19. Veçori e këtij raporti përveç kategorive të lajmeve që janë analizuar edhe në raportet e kaluara, ky raport përfshin edhe analizimin e artikujve që është raportuar për konfliktin Ukrainë-Rusi, lajme këto të cilat janë futur në kategorinë e Ndikimit të Jashtëm. Këto kategori të lajmeve janë analizuar në dy gjuhë; shqip dhe serbisht.