Pjesëmarrja e grave në tregun e punës në Kosovë mbetet mjaft e ulët edhe shqetësuese. Gratë vazhdojnë të jenë të diskriminuara në punësim, me diskrepance mjaft të lartë të papunësisë në krahasim me burrat, dhe jo aktiviteti i tyre reflekton dekurajim dhe mungesë të kushteve për qasje të barabartë në tregun e punës për gratë.
Ky publikim, që përmbanë në vete analizën gjinore të gjendjes së tregut të punës dhe Strategjisë Sektoriale të punësimit 2018-2022, shpalosë një numër rekomandimesh për Strategjinë e ardhshme të Tregut të Punës dhe Punësimit e cila do të miratohet këtë vit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Në këtë analizë reflektohen mangësinë e perspektivës gjinore të dokumenteve strategjike në fushën e punësimit të grave në Kosovë dhe sugjerimet dhe rekomandimet e Institutit D4D për inkorporimin e një perspektive të qartë gjinore në politikat e punësimit për gratë, me qëllim të uljes se inaktivitetit dhe joformalitetit, rritjen e pjesëmarrjes aktive të grave në tregun e punës, mbështetjen e grave në fushën e bujqësisë, ndërmarrësisë, trajtimin e ndarjes gjinore të profesioneve, rritjen e qasjes së përballueshme të grave në qendrat e kujdesit për fëmijët, dhe përdorimin e masave afirmative për mbështetjen e punesimit te grave në Kosovë.