Qëllimi i këtij studimi është të rishikojë modalitetet dhe qëndrueshmërinë e një fondi të sigurimeve shoqërore, i cili do të përdoret për të mbuluar lejen e lehonisë dhe lejen prindërore. Mbrojtja e të ardhurave të prindërve të rinj është një temë e cila ka tërhequr interes të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit. Në veçanti, mbrojtja e të ardhurave të lehonisë synon të sigurojë të ardhura për një nënë që punon para dhe pas lindjes ose birësimit të fëmijës së saj. Mbrojtja e të ardhurave të lehonisë kontribuon në mbrojtjen e lehonisë me elementë të tjerë përbërës, si: lejen e lehonisë, përfitimet mjekësore, mbrojtja shëndetësore në vendin e punës, mbrojtja e punësimit, mosdiskriminimi dhe rregullimet e gjidhënies në punë. Ky raport përqendrohet në analizën e modaliteteve për mbulimin e lejes së lehonisë dhe lejes prindërore.
Pika kryesore të diskutimit të këtij raporti janë raportet zyrtare dhe jozyrtare të pregatitura në vitet e fundit që kanë si fokus krijimin e Fondit për Sigurime Shoqërore dhe lejen prindërore. Nga analiza e këtyre dokumenteve do të rekomandohet hartimi i një skeme të përballueshme të mbrojtjes sociale dhe lejen prindërore, që do të ishtë në linjë me rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) si dhe me Direktivën Evropiane për Balancin jetë-punë.