THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE TË VOGLA

10.02.2023

Projekti “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes së grave në punësim” i cili implementohet falë përkrahjes se Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë, synon të adresojë jo-aktivitetin e grave në tregun e punës dhe diskriminimin në tregun e punës që vazhdon të jetë prezent në Kosovë.

Objektivi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit të synuar, në përpjekjen për të zvogëluar diskriminimin gjinor, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive miqësore gjinore që përmirëson pjesëmarrjen e grave në tregun e  punës.

NIVELET E FINANCIMIT

 Organizatat e grave/entitetet janë të ftuara të aplikojnë për një grant prej 1,000 EUR. Ju lutem vini re se mbështetja financiare e kërkuar nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale të grantit. Shpenzimet administrative nuk duhet të kalojnë 5% të shumës së përgjithshme të grantit.

DATAT E APLIKIMIT

Data e fundit për aplikim është 22 Shkurt, 2023, deri në 17.00. Data e njoftimit për organizatat / entitetet e përzgjedhura është data 01 Mars, 2023. Nëse keni nevojë për informacion shtesë në lidhje me thirrjen për aplikim për grante të vogla, ju lutem dërgoni e-mail në: [email protected] deri më 17 shkurt.

Për më shumë shihni thirrjen e plotë më poshtë në Shqip, Serbisht dhe Anglisht: