
Gjatë konferencës së mbajtur së fundmi, u prezantuan dhe u diskutuan gjetjet e raportit “Monitorimi i dezinformimit gjinor dhe gjuhës mizogjene online”, i cili përfshinte një periudhë gjashtëmujore të analizës së përmbajtjeve digjitale dhe mediatike në Kosovë.
Sipas raportit të monitorimit:
Fjalë si “hajdute”, “rrugaçe” apo “analfabete” përdoren në mënyrë të përsëritur për të delegjitimuar figurat politike femërore.
U theksua gjithashtu se gratë përballen me pabarazi jo vetëm në rrjete sociale apo portale, por edhe gjatë debateve televizive, me ndërprerje të shpeshta dhe trajtim të pabarabartë krahasuar me burrat.
Ky panel ishte një hap i rëndësishëm drejt adresimit të këtyre sfidave dhe promovimit të një diskursi më gjithëpërfshirës dhe etik në media.
Ky event është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.



