Kodi i Mirësjelljes për Përdorimin e Përgjegjshëm të Mediave Sociale gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 në Kosovë

14.07.2025

Më 9 korrik, Qendra për Dialog Humanitar (HD) dhe Demokraci për Zhvillim (D4D) bashkë-organizuan dialogun e parë ndër-palësh për të hartuar një Kodi i Mirësjelljes për Përdorimin e Përgjegjshëm të mediave sociale gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 në Kosovë. Kjo iniciativë mbështetet në bashkëpunimet e suksesshme nga viti 2021 dhe 2024, kur u zhvilluan kode të ngjashme për të promovuar sjelljen dixhitale të përgjegjshme gjatë fushatave zgjedhore lokale dhe kombëtare.

Tryeza mblodhi përfaqësues nga partitë politike, institucionet qeveritare, media, shoqëria civile dhe organet rregullatore për të shqyrtuar dhe përmirësuar një draft kod që promovon angazhim të respektueshëm dhe të bazuar në fakte në hapësirat dixhitale. Diskutimet u bazuan në besimin se përmbajtja online fillon me dialogun jashtë linje dhe se pronësia lokale është çelësi për të siguruar qëndrueshmëri demokratike.

Me zgjedhjet e tetorit 2025 që po afrojnë, ka shumë gjëra në lojë për demokracinë e Kosovës. Me përhapjen në rritje të dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe manipulimit dixhital, një angazhim i përbashkët për sjellje etike në mediat sociale është më urgjent se kurrë. Ky dialog përfaqëson një hap kritik drejt mbrojtjes së integritetit të diskursit publik dhe ruajtjes së drejtësisë zgjedhore.

D4D dhe HD Centre mbeten të përkushtuara për të mbështetur një proces bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës që forcon besimin përtej ndarjeve politike dhe sociale. Duke mbledhur zëra të ndryshëm rreth një qëllimi të përbashkët, kjo përpjekje synon të hedhë themelet për një mjedis dixhital më të informuar, respektues dhe demokratik gjatë gjithë periudhës zgjedhore dhe më gjerë.