• Shqip

Rekomandimet e forumit reforma – Si të mbyllet hapësira për keqpërdorime

09.08.2012 D4D

1. Vendosja e komisionerëve në komuna tjera. Anëtari i KVV-së të mos jetë votues në komunën apo zonën ku ai do të shërbejë gjatë ditës së zgjedhjeve (dhe të mos jenë nga e njëjta komunë me anëtarët e tjerë të KVV-së). Shpërndarja e roleve të anëtarëve të KVV-së duhet të bëhet me short.

2. Diaspora nuk figuron në lista Fakti se nga numri i madh i diasporës që kemi vetëm 5,000 prej tyre votojnë me postë, për ti ikur manipulimeve të mundshme duhet të krijohet një listë e veçantë për votuesit e diasporës. (300,000-400,000 emra)

3. Eliminimi i emrave të personave të vdekur. Të zbatohen disa rekomandime specifike që preferon Reforma që do të përmirësonte heqjen e emrave të personave të vdekur (e vlerësuar rreth 100,000 sosh)

4. Dënimi i keqpërdoruesve. Tu zvogëlohet hapësira e gjykatësve që mos të kenë mundësi të shqiptojnë gjoba të ulëta për shkelje serioze. Te ashpërsohen dënimet.

5. KQZ e balancuar në mes pozitës dhe opozitës. Balanca i KQZ-së (sjelle tekstin e plotë), dhe e njëjta formulë të përcjellët në nivele më të ulëta, në KKZ si dhe në KVV (jo të emërohen nga administrata komunale nëse nuk ka mjaft të emëruar);

6. Roli i drejtorit të shkollës të jetë vetëm për logjistikë. Të hiqet roli i drejtorit të shkollës si menaxher i qendrave të votimit dhe të zëvendësohet ose me një model apolitik, ose me një trup më të madh të balancuar.

7. Përgjegjësia zinxhirore ligjore e KQZ-së. Të etablohet përgjegjësia zinxhirore ligjore e KQZ-së për shkeljet procedurale në ditën e zgjedhjeve

8. Mundësitë e vëzhguesve. Vëzhguesit të kenë mundësi të shohin emrin dhe fotografinë në letërnjoftim të personit që dëshiron të votojë. Vëzhguesit duhet të lejohen të ulen prapa komisionarëve.

9. Raportimi i rezultateve. Të detajohet raportimi uniform nga viti në vit i rezultateve të zbërthyera për çdo vendvotim si vijon: elektorati, valide, zbrazëta, prishura, refuzuara, etj. KQZ të obligohet të raportojë rezultate preliminare.

10. Si pjesë e procesit të numërimit, së pari të numërohen total votat për dy palë zgjedhjet (nëse janë në një ditë), dhe nëse nuk përputhet totali, më vonë ai VV të anulohet.

11. Të sigurohen më mirë transporti i materialeve. Të revidohet procesi ku bateritë, llambat dhe ngjyra të hapen nga paketimi origjinal i prodhuesit pas orës 6 gjatë përgatitjes së VV

12. Të reduktohet kompetencat ligjvënëse të KQZ-së. Korniza e tanishme i jep kompetenca të mëdha KQZ-së. Pjesët e rëndësishme të rregullave zgjedhore duhet të shkrihen në ligj/kod zgjedhor. KQZ nuk duhet të ketë rol ligj-vënës por vetëm si zbatues ligji.