Ky punim është realizuar nga koalicioni i organizatave të shoqërisë civile, i përbërë nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), Instituti Columbus, Lëvizja FOL, NGO Aktiv dhe Interneës Kosova. Qëllimi i këtij punimi është të analizoj Programin për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike dhe të zhvilloj rekomandime me qëllimin e kontributit të funksionimit të mirëfilltë të këtij mekanizmi. Të arrihet ky qëllim, koalicioni ka analizuar këtë mekanizëm kompleks në disa aspekte:
- Funksionimi i Programit për Trajtim të Pacientëve jashtë vendit,
- Praktikat rajonale
- Kornizën ligjore
- Menaxhimi dhe implementimi i kontratave (me fokus në pajisje dhe mirëmbajtje)
Ky program është me interes të veçantë, me autonomi ligjore të personave ligjor, me të drejta speciale, obligime, përgjegjësi dhe autorizime për zhvillimin e punës së tyre. Ky program ju ofron qytetarëve trajtim mjeksor në institucionet shëndetësore private brenda vendit dhe në institucionet publike dhe private shëndetësore jashtë vendit. Korniza ligjore përfshir një numër të dokumentave zyrtare dhe rregullimeve të aprovuara nga institucionet e ndryshme shtetërore, të cilat rregullojnë në detaje funksionimin e Programit brenda vendit.