Kosova mbetet prej vendeve me popullsinë më të re në Evropë. Mosha mesatare e popullsisë është 30.2 vjeç, ku të rinjtë nën moshën 25 vjeç përbëjnë rreth 47.3% të popullsisë. Kushtet e tregut të punës në Kosovë mbeten të vështira, veçanërisht për të rinjtë. Gjatë periudhës 2017-2020, dhe norma e punësimit mbeti nën 30%. Kosova mbetet prej vendeve me nivelin më të lartë të papunësisë në rajon, me një shkallë prej 25% të papunë. Papunësia në mesin e të rinjve është jashtëzakonisht e lartë, ku rreth gjysma e të rinjve nuk kanë asnjë shanse për të gjetur ndonjë punë pas mbarimit të shkollimit. Zakonisht, faktorët kryesor që shtyjnë të rinjtë të migrojnë është mungesa e vende të punës. Kosova po ndanë fatin e njëjtë me vendet e rajonit sa i përket migrimit të intensifikuar të njerëzve të rijnë dhe të arsimuar.
Kjo analizë e shkurtër ka për qëllim të matë vlerësimet e qytetarëve lidhur me gjendjen e tyre socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, gatishmërinë e tyre për të imigruar jashtë vendit në rast se do të kishin një ofertë për punë, për faktorët që ndikojnë në shkallën e ulët të papunësisë në mesi e të rinjve në Kosovë, si dhe për ku e shohin potencialin për zhvillim ekonomik të vendit. Matja e opinionit publik është bërë përmes mostrës përfaqësuese në nivel vendi, ku të përfshirë kanë qenë 1,065 persona të anketuar nga data 5 deri më 18 mars 2022. Më tej janë analizuar të dhënat statistikore lidhur me punësimin, trajnimin, praktikën në punë si dhe mundësinë e migrimin të të rinjve jashtë vendit. Të dhënat tregojnë se situata gjatë vitit 2020 është përkeqësuar sa i përket punësimit të të rinjve është përkeqësuar në krahasim me vitin paraprak. Në fund, janë ofruar edhe disa mundësi se si të rinjve mund të qasen më lehtë në tregun e punës, sidomos duke përfituar nga masat aktive të tregut të punës të cilat zbatohen nga agjencitë shtetërore.