Nxitje për llogaridhënie dhe performancë më të mirë në arsimin e lartë

Ky hulumtim ofron një numër propozimesh të cilat, nëse do të miratoheshin, do ta bënin arsimin e lartë në Kosovë më konkurrues dhe më të përgjegjshëm ndaj nevojave të tregut të punës. Strategjia Kombëtare për Zhvillim e Zyrës së Kryeministrit (SKZH) për 2016-2021, e publikuar në janar 2016, shërben si burim kryesor për propozimet e shtjelluara më poshtë. SKZH shënon zhvillimin e kapitalit njerëzor të Kosovës si shtyllë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Sikur SKZH-ja, edhe ky hulumtim synon ta përmirësojë kapacitetin e kapitalit njerëzor në vend, duke i zhvilluar më mirë aftësitë dhe duke e rritur llogaridhënien në arsimin e lartë. Përveç kësaj, fondet e qeverisë për arsim duhen përshtatur ashtu që universitetet të nxiten që të nxjerrin kërkime shkencore dhe përgjithësisht të tregojnë punë të mirë. Këto sugjerime do ta përmirësonin cilësinë e rezultateve të universiteteve. Për të qenë ndryshimi efektiv, duhet të jetë i vetështytur nga ata që mëtojnë ta përmirësojnë pozitën brenda sistemit. Çdo aktor në zinxhirin e qeverisjes duhet ta shohë përmirësimin e sistemit të arsimit të lartë si përgjegjësi personale.

Në këtë hulumtim janë identifikuar nevojat e sistemit të arsimit të lartë dhe janë sugjeruar rregullimet e mundshme në tri nivele: (a) përmirësime në legjislacionin primar (ligji për arsimin e lartë), (b) përmirësime në legjislacionit sekondar (statutet e universiteteve, rregulloret e ministrisë), ose (c) përmirësime  në nivelin e politikave (mekanizmat e financimit).

Punim i përgatitur me kontribut nga: Gulliuver Brady.