Ndikimi i ngjarjeve në Evropë dhe çrregullimet e informacioneve tek lajmet në Kosovë

27.10.2022

Fillimi i invazionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt 2022 ka nisur një spirale të re të shpërndarjes së informacioneve të rrejshme, të fabrikuara ose të dezinformatave në hapësirën online. Interneti është mbushur me informata të dy ekstremeve të ndryshme, që fillimisht kanë verzione krejtësisht të kundërta për vetë nisjen e konfliktit. Edhe pse lufta hibride Rusi – Ukrainë bëhet më së shumti në vetë ato vende dhe nëpërmjet kanaleve më pak të përdorura në Kosovë, si Telegram. Hapësira sociale edhe këtu është vërshuar me informata të rrejshme për konfliktin e armatosur. Përtej kësaj, në një anketë me 1065 respodentë në gjithë Kosovën, në format të Omnibusit, të realizuar nga një kompani kredibile në vend D4D ka pyetur qytetarët e disa etnive dhe të moshave e profesioneve të ndryshme për disa prej lajmeve të pavërteta, gjysmë-të vërteta ose të kontestuara që kanë qarkulluar online gjatë vitit 2022.

Në asnjërën prej 7 pyetjeve të shtruara, nuk ka një shumicë që thotë se beson në çështjen specifike të kontestuar. Dallimi më i madh është në baza etnike, me respodentët e shumicës shqiptare me qëndrime krejtësisht të ndryshme nga pjesëtarë të minoritetit serb në Kosovë, sidomos për luftën Rusi – Ukrainë. Të punësuarit në sektorin publik janë më vulnerabël për të besuar në lajme të rrejshme ose të deformuara. Një gjetje interesante e pyetësorit është se personat mbi 65 vjeç që besohet se janë më shumë të ekspozuar përballë lajmeve të rrejshme, u besojnë shumë më pak atyre sesa personat e moshës 25-34 vjeç. Përgjigjet tregojnë që një numër i madh i atyre që janë deklaruar se kanë magjistraturë ose doktoraturë kanë tendencë për të besuar në dezinformata, më shumë se ata me fakultet, apo shkollë të mesme.

D4D_Analize_10-2022_SHQ_FINAL