Në hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në tregun e punës dhe në punësimin e grave në Kosovë, Instituti D4D ka vënë fokus të veçantë mbi ndikimin jo proporcional që situata e krijuar shëndetësore, sociale dhe ekonomike në Kosovë ka pasur në jetën e grave dhe burrave. Kjo e ka thelluar edhe më tej hendekun gjinor në tregun e punës dhe ka rritur edhe më shumë pabarazinë gjinore. Bazuar në të dhënat zyrtare dhe të dhënat e grumbulluara nga anketa e zhvilluar për qellim të këtij hulumtimi, disa nga të gjeturat kryesore janë:
Në nivel botëror, gratë më shumë se burrat kanë humbur punën si pasojë e ndikimit të COVID-19 në tregun e punës. Prandaj edhe situata e krijuar nga pandemia ka pasur ndikim më të madh në jetën e grave, duke rritur numrin e grave jo aktive, zvogëlimin e mundësive për të siguruar për familjet e tyre, barrë e shumëfishuar si pasojë e masave parandaluese, etj.
Në Kosovë, masat e ndërmarra kundër përhapjes së COVID-19 kanë pasur ndikim negativ në jetën e grave dhe punësimin e tyre. Hulumtimi ka gjetur se nga periudha TM1 2019 dhe TM1 2020:
- pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është rritur për 4.02%
- punësimi i grave është rritur për 5.83%
- papunësia ka rënë për 3.21%.
- Përqindja e grave jo aktive ka rënë për 0.99%.
Këto shifra të llogaritura në shifra reale kanë treguar se edhe shifrat e papuënsisë dhe grave jo aktive kanë shënuar rritje. Vetem 3.3% e grave janë punëdhënëse kurse 85.4% e grave të punësuara janë punonjëse. Në 11.2% të grave kanë punë të paqendrueshme, kurse 5.3% e grave në bizneset familjare nuk paguhen. Nga viti 2015 deri në vitin 2020, përqindja e grave jo aktive në tregun e punës ka rënë për vetem 2.44% (nga 81.90% ne 79.90%).
Në periudhen mars-tetor në Agjencinë e Punësimit janë regjistruar 81,875 punëkërkuës të rinjë (38,343 apo 46.81% gra dhe 43,586 apo 53.21% burra). Nga muaji prill deri në tetor rreth 53,000 persona jo-aktiv në tregun e punës janë riaktivizuar, prej tyre rreth 24,000 gra dhe 29,000 burra. Në periudhën janar-qershor 2020, MPMS ka regjistruar vetëm 2572 shpallje për punë, duke treguar se mundësitë e punësimit gjatë kësaj periudhe ishin optimale.
Instituti D4D ka gjetur se si pasojë e pandemisë COVID-19, 5.3% të grave dhe 2.6% të burrave u është ndërprerë kontrata e punës. Gjithashtu, 26% e grave janë dërguar në pushim pa pagëse, kurse 19.5% e tyre nuk e kanë pranuar pagën e plotë gjatë muajve të pandemisë.
Si pasojë e masave të ndërmarra nga institucionet shtetërore për parandalimin e pandemisë COVID-19, barra e grave është shumëfishuar, si pasojë e mbylljes së bizneseve, mbyllja e institucioneve edukativo-arsimore, pezullimi i transportit publik, dhe masave të tjera kufizuese. Instituti D4D ka gjetur se barra kryesore për kujdesin e shtëpisë, fëmijëve dhe të moshuarve u ka rënë grave. Gjatë karantinimit të plotë dhe të pjesshëm, 33.8% e grave kanë kaluar 2-4 orë në ditë me punët e shtëpisë në krahasim me 23% të burrave, 12.7% e tyre kanë kaluar 6-8 orë në ditë në krahasim me 1.5% të burrave, kurse vetëm 3.3% e grave nuk kanë përjetuar barrë të shumfishtë gjatë kësaj periudhe, në krahasim me 23.5% të burrave.
Në kujdesin ndaj fëmijëve, 5.8% e grave e kanë bartur barrën e plotë, 24% kanë bartur barrën kryesore, kurse vetëm në 28.1% gratë dhe burrat e kanë ndarë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë.
Lidhur me punësimin e grave nga marsi në korrik 2020, 86.9% e grave nuk kanë pasur kontakt me qendrat e pinësimit, 0.8% e konsiderojnë adresën e parë për punë-kërkim, kurse 8.9% e grave konsiderojnë se në rast të humbjes së vendit të punës, qendrat e punësimit janë vendi ku duhet adresuar problemet e tyre.
Evidente në këtë punim gjithashtu është mungesa e orientimit gjinor të politikave shtetërore, duke përfshirë sensi gjinor i masave parandaluese, si dhe masat e ndërmarra për përmirsimin e situatës ekonomike. D4D ka gjetur se 61.1% e grave nuk kanë përifutar nga asnjë masë e qeverisë së Kosovës gjatë periudhës së pandemisë, kurse 18.5% e tyre kanë qenë përfituese të pages prej 170 EUR për muajt prill dhe maj, kursë për masat e tjera gratë kanë qenë pëfituese në përqindje optimale.