Ka shumë e punë empirike që ka për qëllim shqyrtimin e përcaktuesve të rritjes së qëndrueshme në ekonomitë në zhvillim gjatë viteve të fundit. Në mesin e grupit të madh të aspekteve politike, ligjore dhe sociale, zakonisht pranohet gjerësisht se investimet e huaja direkte (IHD) dhe eksportet përbëjnë dy faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në rritjen ekonomike te ekonomitë në zhvillim. Efektet pozitive të fluksit të IHD-ve ndodhin në shumë mënyra. Me kusht që në vendet në zhvillim normat e kursimit janë relativisht të ulëta, IHD ndihmon në rritjen e investimeve, duke çuar, ndër të tjera, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në gjenerimin e të ardhurave tatimore. Përveç kësaj, IHD ofron qasje në teknologji të përparuar që luan rol pozitiv në elementin e rritjes së gjithmbarshme të produktivitetit dhe në elementin e të ardhurave. Me investime nga firmat e huaja në ekonominë e pranuesit, teknologjia moderne dhe ekspertiza (njohuritë) përhapen me anë të lidhjeve dhe shkëmbimeve të ndryshme formale dhe joformale, duke ndihmuar kështu për të përmirësuar produktivitetin e tyre.1 Për më tepër, konkurrenca ndërkombëtare që rezulton nga fluksi i IHD-ve lejon që ekonomia pritëse t’i rrisë eksportet dhe të përmirësojë bilancin e pagesave, dhe, në shumë raste, të bëjë lehtësimin e shtrëngimeve financiare ndërkombëtare ndaj rritjes ekonomike.2 Në fund, IHD, nëpërmjet të gjitha kontributeve të saj direkte dhe indirekte, mund të shërbejë si shtytës i kryesor në ristrukturimin e ndërmarrjeve, si dhe në ristrukturimin e përgjithshëm ekonomik.