Mundësia e Mogherinit për përafërim të vërtetë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

21.10.2014

Edhe pse do të jetë shumë e vështirë të arrijë të njëjtën rëndësi publike sikurse ndërmjetësimi i paraardhëses së saj, është vendimtare që përfaqësuesja e re e lartë e BE-së, Federica Mogherini, të ringjallë momentumin për të arritur progres kuptimplotë në dialogun Serbi-Kosovë. Ky punim parashtron disa opsione specifike për BE-në që të shkund të dy palët drejtë bashkëpunimit dhe përafrimit të vërtetë. Duke marrë parasyshë përdorimin e ndërmjetësimit energjik dhe të mençur të avantazhit të BE-së, mandati pesëvjeçar i Mogherinit mundet realisht të zgjidhë shumicën e problemeve që helmojnë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në fazën tjetër të dialogut, ne rekomandojmë një afrim tre-degëzorë: (1) Një kanal zyrtarë për komunikim ndërmjet Prishtinës dhe komunave të veriut; (2) Dialog teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që përqëndrohet në implementim, dhe (3) Dialog politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që ngritë tema të reja diskutimit.

Punimi i ngarkuar është vetëm në gjuhën angleze.