Derisa po afrohet përvjetori i parë i Marrëveshjes së Brukselit në prill, Kosova veriore ende nuk ka arritur një ekuilibrim të ri. Ka mbetur në një situatë të pavendosur tranzicioni, si shkak i një procesi tërheqje-dhe-zvarritje që ka implikime si të sigurisë ashtu edhe politike. Ky punim analizon qasjen e zbehtë për implementimin e marrëveshjes gjatë vitit 2014, kur zgjedhjet në Serbi, Kosovë dhe BE janë duke u afruar. Fokusimi në këtë punim bie mbi zhvillimet e fundit në vend, me konsideratë për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, kujdesin ndaj një numër të rreziqeve dhe sugjerimeve se si të zvogëlohet konflikti i mundshëm ndër-etnik. Dobia e paqartësisë konstruktive që ka ndihmuar në afrimin e Prishtinës dhe Beogradit është duke u shuar me shpejtësi. Është thelbësore që të krijohet komunikimi ndërmjet Prishtinës dhe serbëve të veriut, në mënyrë që të gjitha palët të shohin vlerën e implementimit të marrëveshjes për ndarjen e planifikuar të pushtetit.