Takimi i dytë rajonal për rritjen e qasjes së grave në punësim

30.07.2020

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Democracy for Development (D4D) organizuan në 29 Korrik 2020 “Takimin e dytë rajonal për rritjen e qasjes së grave në punësim”.

Komitetit Rajonal “Rritja e qasjes së grave në punësim” përbëhet nga institucione nga Kosova dhe Shqipëria.

Kosova përfaqësohet nga institucionet: Avokati I Popullit, Agjencia e Barazisë Gjinore, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Kosovo Chamber of Commerce, American Chamber of Commerce, Center for Policy and Advocacy, CIVIKOS, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Peer Educators Network (PEN), UN Women Kosovo.

Shqipëria përfaqësohet nga institucionet: Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtore e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile. Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane, UN Women Shqipëri.

Qëllimi kryesor i këtij komiteti është shkëmbimi i informacioneve dhe rekomandimeve mbi politikat e punësimit në të dy vendet, të iniciojë dhe udhëheqë strategji dhe nisma rajonale, të cilat kontribuojnë në rritjen e punësimit të grave në të dyja shtetet, Shqipëri dhe Kosovë. Komiteti do të vëzhgojë gjithashtu situatën e punësimit të grave në të dy vendet gjatë pandemisë që shkakton Covid-19.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Projektit rajonal “Rritja e qasjes së grave në punësim” i cili mbështetet nga Norwegian Embassy in Prishtina.