Sa afër janë mediat tona me standardet evropiane të gazetarisë?

08.07.2025

Gjatë konferencës #MediaTalkDay, u prezantua raporti “Bridging the Gap”, një analizë e thelluar mbi boshllëqet mes praktikave të mediave në Kosovë dhe standardeve evropiane për raportimin dhe verifikimin e fakteve në kohë reale.

 Gjetje kyçe nga raporti:

Shumica e mediave nuk publikojnë udhëzues editorialë apo metodologji të verifikimit – duke krijuar mungesë transparence dhe besueshmërie ndaj publikut.

Në panelin e diskutimit që pasoi prezantimin, u theksua se:

Mediat online varen nga klikimet dhe reklamat

Mungesa e resurseve e bën të pamundur punësimin e stafit për verifikim faktesh në kohë reale

Lajmi i drejt dhe i verifikuar është i kushtueshëm, dhe kjo sfidë ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e raportimit

Si pasojë, zbatimi i standardeve evropiane mbetet një sfidë konkrete – jo gjithmonë me qëllime për të shpërndarë dezinformatë, por për shkak të mungesës së resurseve.

Ky event është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.