Takime mëngjesi në Prizren dhe Gjilan

22.02.2019

Gjatë vitit 2018, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar punëtorinë me temë “Dialogu Social për Fuqizim” ku morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, të rinjë/reja, burra/gra, përfaqësues të rrjeteve të sindikatave, odave ekonomike, asociacioneve të bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile. Në këtë punëtori, në mënyrë të detajizuar u diskutuan për mënyrat e avokimit dhe rritjen e pjesëmarrjes së rinisë dhe grave në rrjetet sindikale dhe tregun e punës.

Si rrjedhojë e kësaj punëtorie është përpiluar një dokument, në formë manifesti për dialogun social, që përmban të gjitha rekomandimet e dala nga kjo punëtori, e me të cilin dokument, është avokuar tutje drejt akterëve relevant.

Në këtë drejtim, në mënyrë që të diskutohen çështjet e adresuara në Manifesto, Instituti D4D ka organizuar breakfast briefings në komunën e Prizrenit, si dhe Gjilanit më 20 dhe 22 Shkurt, 2019. Në këto takime, pjesëmarrës ishin përfaqësues të sindikatave, si dhe të rinjë dhe të reja, ku fokus kryesor ishte tema e përfaqësimit të duhur të nevojave dhe kërkesave të të rinjve dhe grave në punë, integrimi i tyre si fuqi punëtore, roli i sindikatave në këtë proces, si dhe janë adresuar më detajisht sfidat e implementimit të Agjendës për Punë të Dinjitetshme në Kosovë

Këto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit “Dialogu social për fuqizim”, mbështetur nga EYE, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementohet nga konsorciumi HELVETAS Swiss Intercooperation dhe MDA.