
Në kuadër të projektit “Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit”, me mbështetje të projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, grupi i aktivisteve nga Prizreni, Peja dhe Mitrovica ka nisur një rrugëtim avokues për fuqizimin e grave në zonat rurale.
Gjatë këtyre dy muajve të fundit, grupi ka mbajtur tre takime koordinuese, duke vendosur bazën për një avokim të bazuar në të dhëna që synon përmirësimin e qasjes në punësim për gratë në zonat rurale, me fokus mungesa e transportit publik dhe institucioneve parashkollore (çerdhe) në fshatra.
Në këtë periudhë, anëtaret e grupit kanë:
- Ndërtuar konsensus për sfidat kyçe që përballen gratë në fshatra;
- Kryer hulumtime dhe takime me gra në terren për të mbledhur të dhëna;
- Filluar përgatitjen e fletë-fakteve (fact-sheets) bazuar në të dhëna që pasqyrojnë gjendjen aktuale në terren.
Këto përpjekje synojnë jo vetëm ndikimin në një vendim konkret politik, por edhe ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm të dialogut konstruktiv mes shoqërisë civile dhe institucioneve.
Nuk po avokojmë vetëm për lëvizje më të lehtë — po avokojmë për jetë më të mirë, komunitete më të fuqizuara dhe vendimmarrje më të mençur.
Qëndroni me ne – së shpejti do të prezantojmë të dhënat dhe propozimet konkrete që rrjedhin nga zëri i grave në zonat rurale.
“Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit” zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëvetë Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
#SMARTBalkansProject #SMARTBalkans #SupportedByNorway #NationalInterventionsGrant #IDM


