Takime me grupe joformale të grave anëtare të Kuvendeve të Komunave

05.11.2019

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), është duke implementuar projektin “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale”. Projekti ka për qëllim të forcojë avokimin dhe pjesëmarrjen aktive të grave në proceset politike, me fokus të veçantë të grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale.

Në kuadër të këtij projekti, gjatë muajit tetor janë mbajtur takime me grupet joformale të grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Istog dhe Kamenicë. Gjatë takimeve u diskutuan disa nga aktivitetet kyçe të cilat do të ndërmerren përgjatë një viti në kuadër të projektit, duke bashkërenduar kështu përpjekjet e përbashkëta për fuqizimin e grave në qeverisje lokale.

Gjatë këtyre takimeve gjithashtu u theksuan sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në këto komuna, si dhe u shqyrtuan temat dhe iniciativat konkrete për të cilat do të avokohet në nivel lokal.

Instituti D4D do të vazhdojë të punoj ngushtë me vajzat e reja që aspirojnë të angazhohen politikisht në partitë politike si dhe gratë që tashmë janë pjesë e Kuvendeve të Komunave, duke vazhduar të kontribuoj në ngritjen e kapaciteteve të tyre.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.