Sesion informues mbi mobilitetin e fuqisë punëtore dhe mundësitë e të rikthyerit

25.09.2018

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), në kuadër të projektit “Mobiliteti i fuqisë punëtore dhe mundësitë për të rikthyerit” më 28 shtator 2018, organizoj sesionin informues në komunën e Shtimes, me temën “Mundësitë e të rinjve/rejave: Adresimi i nevojave te tyre nga komuna”. Pjesë e këtij diskutimi ishte z. Ibrahim Demiri nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim.

Në përgjithësi fokusi i këtij diskutimi ishte te pjesa e punësimit të të rinjve të kësaj komune, ku këta të rinjë/reja shpalosën sfidat që po hasin për t’u punësuar. Në të njejtën kohë këta të rinjë ishin të interesuar të dijnë më shumë rreth mënyrave të migrimit legal, dhe se u potencua edhe nga ta që vetëm këto mënyra do të përdoren për të ngritur kapacitetet e tyre intelektuale dhe profesionale. Edhe këtë herë u kërkua që arsimi në përgjithësi të bazohet mbi nevojat e tregut të punës.

Ky aktivitet është i mbështetur nga GIZ/DIMAK