
Dje D4D publikoi gjetjet e Indeksit te Pjesëmarrjes së të Rinjve i cili pasqyron rrugëtimin, sfidat dhe potencialin e rinisë në Kosovë. Edhe pse jemi shteti me popullsinë më të re në Evropë, të dhënat tregojnë se kemi ende shumë punë për të bërë që zëri i të rinjve të dëgjohet plotësisht.
Disa nga gjetjet kryesore janë
– Sfida NEET: Një numër i lartë i të rinjve mbeten jashtë punësimit, edukimit apo trajnimeve. Kjo kërkon vëmendje imediate nga institucionet.
– Përfaqësimi Politik: Të rinjtë mbeten të nënpërfaqësuar në jetën politike. Përfshirja e tyre është kyçe për një demokraci më dinamike dhe reziliente.
– Arsimi dhe Tregu i Punës: Ekziston një hendek mes sistemit akademik dhe nevojave të tregut, veçanërisht në sektorin e teknologjisë (ICT). Nevojitet një qasje më proaktive në orientimin e karrierës.
– Fuqia Digjitale: Mjetet digjitale po hapin dritare të reja për angazhim, por duhet të sigurohemi që kjo të përthehet në ndikim real shoqëror.
Gjatë diskutimit u theksua se përgjegjësia është e përbashkët – nga institucionet deri te shoqëria civile – për të krijuar programe që nxisin talentin dhe parandalojnë emigrimin e të rinjve.
Projekti Stronger Voices for Better Choices i udhëhequr nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac @fondacijadivac zbatohet me organizatat partnere @NGO Prima @Youth Alliance @Community Volunteers Foundation (TOG) @Beyond Barriers – Pertej Barrierave @Democracy for Development (D4D) @Institute for Youth Development KULT në të gjithë rajonin dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian









