Forcimi i dialogut për qeverisje të mirë në nivel lokal!

24.04.2026

U prezantuan parimet e qeverisjes së mirë dhe standardet e transparencës gjatë sesionit informues, i cili kësaj radhe u mbajt në Kuvendin Komunal të Ferizajit, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kuvendeve komunale nga Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik.

Qëllimi primar i këtij aktiviteti ishte ofrimi i informatave praktike mbi parimet dhe standardet e qeverisjes së mirë, si dhe prezantimi i platformës qeverismire.info – një mjet që lehtëson punën e këshilltarëve lokalë dhe rrit transparencën e proceseve komunale.

Gjatë diskutimit me këshilltarët u theksuan vështirësitë që kanë qytetarët në qasje në dokumente publike, mungesa e platformave për t’i njoftuar qytetarët për dëgjime publike, si dhe u diskutua për takimet që ata zhvillojnë me qytetarët.

http://qeverismire.info/shq/

Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, që implementohet nga D4D dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi dhe mbështetet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo.