D4D vazhdon rrugëtimin nëpër shkollat e mesme të larta për të fuqizuar mendimin kritik dhe edukimin medial te të rinjtë!

13.05.2026

Këtë radhë u rikthyem në Shkollën e Mesme të Lartë Ekonomike Hasan Prishtina në Mitrovicë, ku me nxënësit e gjeneratave të reja zhvilluam një diskutim mjaft aktiv mbi edukimin medial dhe mundësitë që ofron platforma Verifiko.info.

Fokus i veçantë i bashkëbisedimit ishte gjuha e urrejtjes online. Duke analizuar shembuj konkretë nga platforma, nxënësit shpërfaqën me pjekuri trajtimin e kësaj dukurie. Një nga konkluzionet më interesante të diskutimit ishte qëndrimi i nxënësve se liria e shprehjes nuk duhet të shërbejë si mburojë për ata që e keqpërdorin këtë liri për të lënduar apo sulmuar të tjerët.

Përmes platformës Verifiko, ne synojmë që nxënësit jo vetëm të identifikojnë lajmet e rreme, por të kuptojnë etikën digjitale dhe pasojat e narrativave dëmtuese në hapësirën publike.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.