• Shqip

LUFTIMI I GJUHËS SË URREJTJES, SEKSISTE DHE GJUHËS RACISTE

29.12.2023

Që nga viti 2020, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka filluar punën në Luftimin e gjuhës së urrejtjes, disinformimit dhe të gjitha çështjeve tjera që hyjnë në kuadër integritetit të informacionit. Fenomene të tilla janë prezente gjithandej në botë, dhe si të tilla edhe Kosova po përballet me disa prej tyre, e që shpesh herë mund të janë edhe të rrezikshme për lexuesit apo shikuesit, duke qenë se krijojnë ambient polarizues brenda shoqërisë.

Lajme të tilla D4D ka monitoruar në periudha të ndryshme, kur qëllimet për polarizim të shoqërisë kanë arritur edhe qëllimin, duke filluar nga disinformimi, apo edhe influenca të mediave të huaja të cilat lexohen/shikohen edhe në Kosovë. Veçori të këtij punimi janë lajme të cilat janë monitoruar gjatë tërë vitit e që përmbajnë gjuhë të urrejtjes.

Në kuadër të monitorimit ne kemi analizuar gjuhë të urrejtjes ndaj grave, komunitetit LGBTI, minoriteteve etnike dhe personave me aftësi të kufizuar. Që nga viti i kaluar kur Instituti D4D ka monitoruar grupet e njëjta e deri më tani, nuk kemi vërejtur, mos-përdorim apo ndalje të gjuhës së urrejtjes ndaj një grupi të caktuar. Si rrjedhojë ne kemi realizuar edhe trajnime të ndryshme, qoftë me qytetarë, por edhe me gazetarë/e, që minimalisht të parandalohet në raportim një gjuhë e tillë.

Si pasoj në bazë të krahasimeve që kemi realizuar vërejmë një rritje të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj grave. Në veçanti Luftimi i gjuhës së urrejtjes, seksiste dhe gjuhës raciste gjuha e urrejtjes seksiste dhe ofenduese, është rënduar edhe më shumë ndaj grave në politikë, e që padyshim është tejet e dëmshme.

Për këtë kanë ndikuar edhe polarizimet e mëdha politike në mes qytetarëve, të cilët kanë rritur përdorimin edhe më shumë të gjuhës ofenduese dhe seksiste ndaj grave, nga vetë qytetarët. Në kuadër të këtij punimi do të mund të shihni disa prej lajmeve kryesore që kanë marrë fokusin monitorues por edhe që kanë pasur arritshmëri potenciale më të lartë te lexuesit. Gjithashtu D4D do të paraqes edhe disa shembuj të gjuhës së përdorur nga vetë qytetarët në rrjete sociale, kur fokus kanë qenë gratë.

D4D_Raporti-vjetor-2023_SHQ