Animacion – Mekanizmat për pjesëmarrje në vendimmarrje

02.09.2019

Një komunë e mirë nuk qeverisë e vetme. Qytetarët e komunës kanë të drejtë ligjore të jenë pjesë e proceseve politikëbërëse dhe vendimmarrëse. Për të qenë pjesë e këtyre proceseve, qytetarët kanë në dispozicion disa mekanizma, të cilat instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) i ka ilustruar përmes animacionit në vazhdim:

Ky animacion u krijua në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili përkrahet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe implementohet nga instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Depolitizim të Shoqërisë Kosovare (CDKD).