Vetëcensura si matës i kualitetit të medias në Ballkan. Në cilat raportime shprehet më shumë?

09.06.2015

Të martën e 9 qershorit, u diskutua për vetëcensurën në mediat e Ballkanit, përkatësisht me temën “Vetëcensura si matës i kualitetit të medias në Ballkan. Në cilat raportime shprehet më shumë?”, ku hapja u bë nga znj. Lily Lynch, kryeredaktore e revistës Balkanist, z. Arben Ahmeti, Drejtor Programi në TV Dukagjini, si dhe znj. Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias. Salloni u moderua nga z. Driton Qeriqi, ndërsa editoriali do të shkruhet nga znj. Dafina Halili.

Me pjesëmarrës të shumtë, si nga fusha e gazetarisë, po ashtu edhe njohës të fushave të tjera, identifikuan faktorët që i shtyjnë gazetarët tanë të vetëcensurohen, e këta faktorë mund të jenë ekonomik, social, ligjor e politik. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte ilustrimi i shembujve kur gazetarët nuk janë vetëcensuruar, përkundrazi kanë rrezikuar edhe donacione nga kompani të shumta, për hir të raportimit të drejtë të një dukurie negative për shoqërinë.