Konferenca për prezentimin e Indeksit të Pjesëmarrjes së të Rinjve

04.06.2025

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) gjatë konferencës prezantoi Indeksin e Pjesëmarrjes së të Rinjve, që synon të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të mundësive për të rinjtë në fushat politike, ekonomike dhe sociale, përmes 25 treguesve.

 Pas prezantimit të të gjeturave kryesore nga indeksi, konferenca vazhdoi me një diskutim të hapur me panelistët Muhamet Klinaku, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Vedat Jashari, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të cilët ndanë përvojat dhe rekomandimet e tyre lidhur me angazhimin e të rinjve.

Në fokus të diskutimit ishte Garancia Rinore, e cila po konsiderohet si një mekanizëm kyç për adresimin e sfidave me të cilat përballen të rinjtë, veçanërisht në fushën e punësimit.

Të rinjtë kanë ende përfaqësim shumë të ulët në jetën politike në të gjitha vendet. Nga të gjitha vendet, zëvendësministra nën 30 ka pasur vetëm në Kosovë dhe kryetarë bashkie nën tridhjetë vetëm nën Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Muhamet Klinaku theksoi se është thelbësore që të rinjtë të angazhohen më shumë në çështje që lidhen me punësimin dhe zhvillimin e tyre personal. Programi synon që çdo i ri që regjistrohet në Zyrën e Punësimit të marrë një ofertë pune brenda katër muajve. Theksoi rëndësinë e regjistrimit të të rinjve në këto zyra, në mënyrë që të mund t’u ofrohen mundësi konkrete dhe në kohë. Agjencia është përgjegjëse për zbatimin e skemës, por adresa e parë për përfshirje mbetet Zyra e Punësimit. Po ashtu, ai theksoi se Ligji për Rininë ka lehtësuar ndjeshëm grumbullimin e të dhënave. Falë lidhjes me Regjistrin Civil, është e mundur të identifikohen edhe përfituesit e asistencës sociale, çka ndihmon në targetimin më të mirë të përfituesve.

Megjithatë, një nga sfidat kryesore mbetet ngritja e kapaciteteve të stafit në nivel lokal.

Nga ana tjetër, Vedat Jashari nënvizoi rëndësinë e përfshirjes aktive të të rinjve në hartimin e skemës së Garancisë Rinore. Sipas tij, të rinjtë – veçanërisht ata nga grupet e margjinalizuara, zonat rurale, komunitetet dhe gratë e reja – kanë dhënë inpute të drejtpërdrejta që kanë ndikuar në formësimin e skemës. Gjithashtu shprehi shqetësimin për nivelin e ulët të besimit të të rinjve ndaj institucioneve, dhe theksoi se një nga qëllimet kryesore të Ministrisë është informimi i të rinjve për mundësitë dhe paketat mbështetëse që janë në dispozicion për ta.

Projekti “Zëra më të Fortë për Zgjedhje më të Mira” është zhvilluar nga @Ana and Vlade Divac Foundation në bashkëpunim me organizatat partnere:

Nvo Prima

Youth Alliance

Toplum Gönüllüleri Vakfı – TOG

Beyond Barriers – Pertej Barrierave

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Institut za razvoj mladih KULT

 Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian