• Shqip

Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës

16.04.2018 Xhavit Rexhaj

Ky studim ka synuar hulumtimin e funksionimit të Këshillit Drejtues të UP-së. Gjatë hulumtimit është vendosur që të analizohet edhe korniza ligjore dhe praktikat e transparencës së punës së Këshillit Drejtues e të udhëheqjes së UP-ës.

Hulumtimi i punës së Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i ngjanë shikimit përmes një të çare në derë ose përmes vrimës së çelësit. Tashmë është vërtetuar se sfida kryesore gjatë hulumtimit të sektorit publik në Kosovë është sigurimi i të dhënave të mjaftueshme e të besueshme. Rreziku më e madh i një hulumtimi të këtillë është që të shndërrohet në një ndërmarrje mendore hermeneutike plot supozime e hamendësime për informacionet e munguara. Umberto Eko, përfaqësuesi dhe zbatuesi më i njohur i hermeneutikës, këtë do ta quante qasje të strukturës së papranishme (Eko 1994), gjatë së cilës studiuesi duhet të hamendësojë për strukturën e papranishme duke u bazuar në strukturën e pranishme, sado të pakët, për interpretimin e dokumenteve të ndryshme.

Punimi është përgatitur me kontribut nga Rasim Alija, D4D.

 

“Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) është anëtare e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet – KITU. Ky raport/hulumtim është pjesë e programit të KITU. Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të D4D-së dhe nuk paraqesin medoemos pikëpamjet e Fondacionit te Kosoves per Shoqeri te Hapur – KFOS.”