Fokus grup për “Menaxhimi i performancës së politikave publike”

27.08.2015

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) organizoi fokus grupin për të gjeturat e hulumtimit “Menaxhimi i performancës së politikave publike” si pjesë e studimit hulumtues për Zyrën për Planifikim Strategjik (ZPS) – Zyra e kryeministrit. Në këtë fokus grup u diskutua rreth politikbërjes në Kosovë, mësimet e nxjerra nga vendet tjera, dhe krijimi i lidhjes së buxhetit me politika. Pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte gjithashtu buxhetimi në bazë të projekteve të parapara dhe përmirësimi i dialogut në mes të institucioneve. Në fokus grup morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Zyrës për Planifikim Strategjik – Zyra e Kryeministrit.