Udhëzues miqësor për të nisur dhe rritur biznesin tuaj – për gratë ndërmarrëse

21.06.2023

Udhëzues miqësor për të nisur dhe rritur biznesin tuaj – për gratë ndërmarrëse

Pse dikush zgjedh ndërmarrësinë? Cili është motivi për ta transformuar rrënjësisht jetën?

Për çdo person që aspiron ndërmarrësinë, vendimi për të nisur një biznes ngërthen në vete ndryshime rrënjësore në jetë dhe stil të jetesës. Të qenit ndërmarrëse do thotë të vësh në përdorim mënyra të reja të të menduarit, punuarit dhe jetuarit. Kërkon guxim për t’u futur në rrugë të pashkelura. Pra, pavarësisht kualifikimeve tuaja profesionale, pavarësisht se a keni punë tjetër apo jo – hyrja në botën e ndërmarrësisë mund të jetë e frikshme dhe emocionuese.

Ndërmarrësia është udhëtim i mbushur me pengesa dhe të jesh grua ndërmarrëse nuk është gjë e lehtë. Kur i bashkohen botës së biznesi grate përballen me një sërë vështirësish, disa prej të cilave janë unike për gratë, si tejkalimi i pengesave që burojnë nga normat dhe mendësia e një shoqërie të dominuar nga burrat.

Udhëzuesi është pjesë e një sërë burimesh ndihmuese që mbështesin gratë në këtë rrugëtim emocionues i ndarë në katër kaptituj si: “Niseni biznesin tuaj”, “Tejkaloni vështirësitë”, “Rriteni biznesin tuaj” dhe “Rekomandime per politka mbeshtetese”. Është me rëndësi të theksohet se “Udhëzuesi miqësor për të nisur dhe rritur biznesin tuaj – Nxitja e suksesit të ndërmarrëseve” nuk është doracak tipik biznesi. Ky udhëzues nuk është pjesë e botimeve të zakonshme që flasin vetëm për modelet e biznesit dhe kornizën ligjore. Në fakt, ky udhëzues bën përpjekje të nxjerrë në pah anën njerëzore të ndërmarrësisë, nëpërmjet tregimeve të thjeshta për t’u përdorur krahas me një mori informacionesh praktike.

Ky udhëzues u përpilua në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i zhvillimit – Rritja e qasjes së grave në punësim” me mbështetjen financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.