Raporti vjetor – Luftimi i gjuhës së urrejtjes, seksiste dhe gjuhës raciste

23.12.2022

Që nga viti 2020 ka një rritje  të gjuhës së urrejtjes që përdoret në rrjete sociale. Rritja e përdorimit të rrjeteve sociale mund të jetë një prej indikatorëve të cilët kanë ndikuar në rritjen e këtij fenomeni. Si rrjedhojë në shumë fusha të ndryshme ka pasur rritje të dezinformimit, keq-informimit, gjuhës së urrejtjes seksiste, gjuhës së urrejtjes raciste, ofendimeve, influencës nga jashtë, e shumë fenomene me të cilat ndikohen qytetarët dhe krijohen opinione të gabueshme por edhe ndasi politike.

Raporti ka për qëllim përmbledhjen e lajmeve në të cilat është përdorur gjuhë e urrejtjes apo gjuhë ofenduese ndaj personave me aftësi të kufizuar, komunitetit LGBTI+, minoriteteve etnike si dhe grave, me fokus lexueshmërinë potenciale dhe ndërveprime në rrjetet sociale.

Veçori e këtij raporti është se lajmet të cilat kanë pasur më së shumti lexushmëri potenciale dhe ndërveprime në rrjete sociale do të paraqiten në mënyrë vizuale, përmes screnshotave të lajmeve që kanë pasur përmbajtje ofenduese ndaj grupeve të lartë cekura. 

Duke parë mungesën e reagimit nga akterët relevantë, qoftë me ndërhyrje ligjore, qoftë edhe me veprime konkrete nga mediat dhe personat e përfshirë në shpërndarje të kësaj gjuhe, ne kemi hulumtuar dhe analizuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin edhe në shtetet rajonale, por gjithashtu edhe veprimet e ndërmarra në këtë aspekt nga këto vende. Si rrjedhojë duke u bazuar në aspektin lokal dhe atë rajonal hulumtues, në fund janë edhe rekomandimet për akterët.