Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale

13.07.2020 Dita Dobranja

Me këtë raport synojmë të paraqesim një analizë të rolit dhe sfidave të grave anëtare të kuvendeve lokale në pesë komuna të përzgjedhura në Kosovë. Duke përdorur hulumtimin dokumentar, e më saktësisht analizën e procesverbaleve të mbledhjeve të kuvendeve komunale, si dhe hulumtimin parësor të realizuar me gratë përfaqësuese të kuvendeve komunale në Prishtinë, Kamenicë, Istog, Mitrovicë dhe Prizren, në raport vlerësohet situata aktuale e përfaqësimit të grave në këto komuna, përtej numrave. Ndonëse përfaqësimi i grave në kuvendet komunale garantohet nga kuota 30 përqind, pjesëmarrja e tyre aktive dhe kontributi i tyre nuk është i garantuar dhe shpesh dështon. Kjo kryesisht për shkak të sfidave dhe pengesave me të cilat përballen gratë anëtare të kuvendeve komunale. Në këtë raport analizohen këto sfida dhe pengesa siç identifikohen nga vetë gratë anëtare të kuvendeve komunale, ndërsa njëkohësisht vlerësohen edhe fushat e mundshme të ndërhyrjes që mund t’i zvogëlojnë këto pengesa.

Raporti shërben si bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm të projektit, duke siguruar udhëzime për zhvillimin e moduleve të trajnimit dhe ndërtimin e kapaciteteve, ndërhyrjet e mundshme të politikave, si dhe fushat e përmirësimit që do të merren në konsideratë në të ardhmen.