“(Pa)Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”

01.12.2022

Pjesëmarrja e grave në tregun e punës në Kosovë mbetet shumë e ulët. Për më tepër, Kosova ka shkallën më të ulët të pjesëmarrjes aktive të grave në tregun e punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky hulumtim pasqyron krahasimin rajonal të tregjeve të punës dhe qëndrimin ndaj grave në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Nëpërmjet një qasjeje krahasuese, ky hulumtim përmban analizën e kornizës legjislative, situatën aktuale të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, barrierat sociale, të fokusuara në stereotipet gjinore që i bëjnë tregjet e punës mjedise jo miqësore për gratë, si dhe qasjen dhe veprimet institucionale të ndërmarra nga secili vend përkatës. për të përmirësuar situatën e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Analiza e të dhënave parësore dhe dytësore ka treguar nivel të lartë të ngjashmërive ndërmjet sfidave dhe pengesave me të cilat përballen gratë në angazhimin e tyre në tregun e punës, apo rihyrjen e tyre. Gratë e papuna dhe joaktive vazhdojnë të përballen me sfida që rrjedhin nga shoqëria, por edhe si pasojë e mungesës së veprimeve institucionale për të parandaluar apo ndryshuar situatën.