Në vazhdim të monitorimit të portaleve online dhe rrjeteve sociale Instituti D4D prezanton publikimin e raportit për tremujorin e tretë ose rarpotin e katërt në përgjithësi. Në vitin e kaluar D4D, ka lanësuar raportin e parë, ku është bërë monitorimi i fushatës zgjedhore dhe balotazhit në Kosovë, ndërsa në fillim të këtij viti është lanësuar raporti i qerek vitit të parë (Q1) 2 , me monitorimin e portaleve online dhe rrjeteve sociale për muajt tetor-nëntor dhe dhjetor 2021. Ndërsa për këtë vit është bërë monitorimi i lajmeve për muajt janar-shkurt-mars me ç’rast është raporti i dytë (Q2) i lansuar nga Instituti D4D, ku janë monitoruar portalet online dhe rrjetet sociale. Derisa rrjedhimisht ky raport është i treti (Q3) në të cilin është duke punuar Instituti D4D, ku është bërë monitorimi i artikujve për periudhën prill – maj – qershor. Edhe në këtë raport janë përfshirë monitorimi i kategorive: ndasitë politike dhe gjuha e ashpër, Covid-19, ndikimi i jashtëm, gjykata speciale, dialogu Kosovë – Serbi, mizogjinia dhe dhuna online ndaj grave.
Veçori e këtij raporti si në raportin e kaluar është analizimi i artikujve ku është raportuar për konfliktin Ukrainë-Rusi, lajme këto të cilat janë futur në kategorinë e ndikimit të jashtëm. Këto kategori të lajmeve janë analizuar në dy gjuhë; shqip dhe serbisht. Karakteristikë e këtij raporti, që ka dalur nga monitorimi i portaleve online dhe rrjeteve sociale janë artikujt me përmbajtje të gjuhës së ashpër, gjuhës së urrejtjes dhe lajme me titull të ekzagjeruar. Raporti përmban konkluzione dhe rekomandime të cilat u drejtohen portaleve online, subjekteve politike, mediave si dhe qytetarëve.