Nga hulumtimi i realizuar nga Democracy for Development (D4D) mbi përdorimin e shërbimeve të platformës E-Kosova, rezulton se shumica dërrmuese e përdoruesve e shfrytëzojnë këtë platformë për nxjerrjen e certifikatave familjare.
Të dhënat tregojnë se ky shërbim është më i kërkuari në të dyja zonat, si urbane ashtu edhe rurale. Megjithatë, vihet re një përdorim më i lartë në zonat rurale, ku 75.1% e banorëve kanë përdorur E-Kosova për këtë qëllim, krahasuar me 69.4% të banorëve urbanë.
Kjo infografikë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve dixhitale në nivel lokal” me mbështetje të KFOS