• Shqip

Kushtet dhe barrierat e punësimit në Kosovë

15.10.2025

Matjet e opinionit publik, korrik 2025

84% e qytetarëve të Kosovës janë aktualisht në marrëdhënie pune, ndërsa 16% nuk janë të punësuar. Nga ata që nuk punojnë, 67% kanë kërkuar punë gjatë 4 javëve të fundit, por 33% nuk kanë kërkuar fare.

Arsyet kryesore pse nuk kërkohet punë:
51% – Mungesa e vendeve të punës që përputhen me aftësitë / mungesë aftësish
17% – Nuk kanë kujt t’ia lënë fëmijët (71% gra)
11% – Nuk ka kush të kujdeset për të moshuarit në shtëpi (89% gra)
6% – Kostot e transportit janë të papërballueshme (56% gra)
17% – Arsye të tjera (66% gra)

Diferenca gjinore dhe ajo mes zonave urbane/rurale mbeten të theksuara, duke treguar nevojën për politika më gjithëpërfshirëse të punësimit

Kjo infografikë është zhvilluar në kuadër të projektit “Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit”, me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëvetë Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Të tjerat

Përfaqësimi gjinor në zgjedhjet për Kryetar Komune 2025

Infografika për Gorozhupin, Prizren tregon sfida serioze për zhvillimin e këtij fshati.

Monitorimi i portaleve online gjatë fushatës për zgjedhje lokale 2025 – Java e katërt