Përfaqësimi gjinor i subjekteve politike në debatet televizive 10 ditë para fushatës zgjedhore

24.02.2021

Si në çdo palë zgjedhje edhe kësaj radhe Instituti D4D ka monitoruar debatet televizive të mbajtura para dhe gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës të cilat u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti.

Në 10 ditët para fushatës zgjedhore janë mbajtur 61 emisione me prezencë të përfaqësuesve të subjekteve politike, ndërsa pjesa tjetër e emisioneve u mbajtën vetëm me analistë/e.  Nga gashtë (6) listat garuese në debate kanë qenë pjesëmarrëse/e 89 burra dhe 45 gra. Partia Demokratike e Kosovës 25 burra dhe 8 gra, Lidhja Demokratike e Kosovës – Aleanca Kosova e Re 26 burra dhe 14 gra, Lëvizja Vetëvendosje – Lista Vjosa 3 burra dhe 10 gra, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 17 burra dhe 5 gra, Nisma Socialdemokrate 11 burra dhe 2 gra. Ndërsa nga subjektet e tjera politike kanë qenë të përfshirë 7 burra dhe 6 gra.

Nga 61 emisione, 33 prej tyre u realizuan me prezencë vetëm të burrave, 6 me prezencë vetëm të grave ndërsa 22 prej tyre me prezencë të të dy gjinive. Kjo tregon poashtu një mosbalancim gjinor të përfaqësimit nga ana e subjekteve politike në debate  televizive.

Monitorimi i debateve 10 ditë para fushatës është bërë në Televizionet: RTK, KTV, TV21, Klan Kosova, Kanal 10, si dhe T7, në emisionet në vijim: “Desku”, “Express”, “Interaktiv”, “Rubikon”, “Info Magazine”, “Edicioni i analizës”, “Politiko”, “Prime time”, “Info 10”,  “Pressing”, “Kosova voton”, “Kallxo përnime”, “Debat plus”, “Click”, “Intervistë”, “Studio e hapur”, “Analizë”, “Imazh” dhe “Debat”.

Kjo infografikë është realizuar me mbështetje nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave