Cilat janë përfitimet më të mëdha të qytetarëve nga digjitalizimi i shërbimeve?
Të dhënat nga omnibus-i i fundit i realizuar në terren tregojnë se sa më i lartë niveli i arsimit, aq më shumë qytetarët e shohin digjitalizimin si mjet për kursim kohe dhe efikasitet.
Për qytetarët me nivel më të ulët të arsimimit, ulja e shpenzimeve është përfitimi kryesor pas kohës.
Për të siguruar barazi dhe gjithëpërfshirje, digjitalizimi duhet të shoqërohet me edukim dhe përfshirje gjatë gjithë procesit.
Kjo infografikë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve digjitale në nivel lokal” me mbështetje të KFOS (Prishtina Office – Open Society Foundations Western Balkans).