Ndarja gjinore e tregut të punës

17.03.2022

Punësimi i gruas në Kosovë dhe pabarazia gjinore e tregut të punës vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore, vecanerisht pasi që paraqet një faktor kyc dhe efekt zingjiror në elemente të tjera të barazisë gjinorë në Kosovë. Fuqizimi ekonomik i gruas vazhdon të jetë një nga faktoret kryesorë në përmiresimin e pozites së gruas në shoqeri. Të dhënat e paraqitura në këtë infografikë reflektojne te dhënat e tre-mujorit të parë te vitit 2021 nga Anketa e Fuqisë Punëtore, që eshte edhe raporti i fundit statistikor nga ASK, dhe  dëshmon një ndarje të thellë gjinore të tregut të punës në Kosovë.

Qëllimi i kësaj infografike është ilustrimi i diskriminimit të grave në tregun e punës, duke filluar nga barazia natyrore e popullësisë në moshë punë, e që reflektohet me mungesën e theksuar të grave në fuqine punetore, diskrepancen e aktivitetit, punesimit dhe papunesisë në mes të grave dhe burrave në Kosovë, si rezultat i mentalitetit shoqëror dhe mungesen e kushteve dhe përkrahjes ndaj grave dhe fuqizimit ekonomik të tyre, mungesën e politikave adekuate dhe zbatimit të ligjeve që sigurojnë barazinë gjinore.

Përderisa papunësia në Kosovë është e lartë në nivel kombëtar, diskrepanca në mes të burrave dhe grave joktiv, të punësuar dhe të papunë vazhdon të jetë alarmante dhe pa përmirësime të dukshme. Gratë jane 79% me shumë jo aktive se burrat, 62% më pak të punësuara, dhe nga 616,023 gra ne moshë pune në vitin 2021, vetem 22% jane pjesë aktive e tregut të punes, kurse vetëm 15.9% janë te punësuara.

 

Të tjerat

Krahasimi i përqindjes së pjesëmarrjes së grave në listat e subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare 2019, 2021 dhe 2025

Përbërja gjinore e listave zgjedhore të subjekteve politike mbetet vetëm me përmbushje të kuotës

Pse nuk ka më shumë gra që kandidojnë për poste politike në vendin tonë?