(Mos) Përfshirja e grave në tregun e punës

16.08.2021

Pandemia Covid-19 ka vazhduar të vështirësoj edhe më shumë përfshirjen e grave/vajzave në tregun e punës në Kosovë. Një gjë të tillë e vërtetojnë edhe të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e tregut të punës për vitin 2020.

Në këtë infografikë janë paraqitur të dhënat për gratë/vajzat në tregun e punës për vitin 2020 dhe 2019, duke krahasuar kështu situatën para dhe pas shfaqjes së pandemisë COVID-19. Të dhënat e paraqitura tregojnë se numri i grave në moshë pune është rritur, ndërsa rritje negative mjaft të madhe ka pasur joaktiviteti i grave/vajzave në treg të punës, të cilat as nuk janë momentalisht në marëdhënje pune por as nuk kërkojnë punë.

Instituti D4D, u bënë thirrje institucioneve shtetërore të bëjnë hartimin e politikave specifike që u përgjigjen gjendjes aktuale të punësimit të grave/vajzave dhe qasje gjithëpërfshirëse në hartimin e strategjisë së re të punësimit, me përfshirje ndërsektoriale dhe rritje të pjesëmarrjes së grave/vajzave në treg të punës.

Kjo infografikë është pjesë e projektit “Mbështetje për gratë e afektuara nga pandemia COVID-19 në tregun e punës”  mbështetur nga The Balkan Trust for Democracy” (BTD).

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave