Në periudhën 13 deri më 18 shtator, janë identifikuar gjithsej 32 raste të përdorimit të gjuhës së papërshtatshme në rrjete sociale nga përfaqësues/e të subjekteve politike në 14 komuna të Kosovës. Shumica e tyre lidhen me gjuhën e urrejtjes (22 raste), pasuar nga dezinformimi dhe bullizmi personal me nga 4 raste secili. Gjithashtu janë regjistruar 2 raste të thirrjeve për dhunë, 2 raste të sulmeve etnike ose fetare dhe 2 raste të seksizmit dhe mizogjinisë, si dhe 4 raste të tjera të kategorizuara ndryshe. Këto të dhëna tregojnë për sfidat serioze të diskursit politik në rrjete sociale.
Monitorimi është realizuar në platformat më të përdorura nga partitë dhe kandidatët: faqet zyrtare, Facebook, Instagram, TikTok dhe X.

