Monitorimi i portaleve online gjatë fushatës për zgjedhje lokale 2025 – Java e dytë

26.09.2025

Gjatë periudhës 20-26 shtator, platforma Pikasa ka monitoruar gjuhën e urrejtjes dhe mbulueshmërinë e kandidatëve/eve në mediat online dhe rrjetet sociale gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2025. Të dhënat tregojnë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka qenë subjekti politik me më së shumti komente me gjuhë të urrejtjes (553 komente), e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Kjo tregon një përqendrim të madh të reagimeve negative ndaj partive kryesore gjatë kësaj jave të fushatës.

Në pjesën e mbulueshmërisë mediatike, tre kandidatët më të përmendur në artikuj kanë qenë Përparim Rama me 658 artikuj, Uran Ismaili me 298 artikuj dhe Arbër Ismaili me 220 artikuj. Grafiket rrethore tregojnë shpërndarjen e këtyre përmendjeve në media të ndryshme, duke nënvizuar se disa portale si Front Online, Gazeta Express dhe Rajoni Press kanë luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e narrativës mediatike për kandidatët.

Një element i ri i kësaj jave është përfshirja e të dhënave për mbulueshmërinë mediatike të kandidateve gra për kryetare komune. Rezultatet tregojnë një nivel të ulët përmendjesh për Besa Shahinin (51 artikuj), Arta Vokshin (20 artikuj) dhe Albulena Balaj Halimajn (13 artikuj), duke reflektuar boshllëkun e dukshëm në dukshmërinë mediatike të grave në garën elektorale krahasuar me kandidatët burra.

Të tjerat

Përfaqësimi gjinor në zgjedhjet për Kryetar Komune 2025

Kushtet dhe barrierat e punësimit në Kosovë

Infografika për Gorozhupin, Prizren tregon sfida serioze për zhvillimin e këtij fshati.