Me popullsinë më të re në Evropë dhe me një nivel të lartë të papunësisë, Kosova vazhdon të përballet me një dilemë serioze: emigrimin e qytetarëve në vendet e zhvilluara për të siguruar një jetë më të mirë.
Për të kuptuar qëndrimet e qytetarëve, Instituti D4D ka zhvilluar tri anketa për të vlerësuar nevojat dhe mendimet e qytetarëve ndaj emigracionit.
Këto infografika janë krijuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), si pjesë e projektit “Rruga dytësore drejt Europianizimint: Një qasje partneriteti”, mbështetur nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur.