Gratë në Kosovë kanë nivel jashtëzakonisht të ulët në pjesëmarrje politike

01.06.2023

Gratë në Kosovë kanë nivel jashtëzakonisht të ulët në pjesëmarrje politike ku të gjeturat tregojnë se 70% e grave nuk lodhen fare me çështjet politike, 16% janë shumë rrallë aktive, 13% janë përgjigjur se janë aktive vetëm kur duhet të jenë, pra kur situata kërkon një gjë të tillë, kurse vetëm 1% e grave kanë raportuar se shfrytëzojnë çdo mundësi për të qenë politikisht aktive.

Sipas kësaj statistike tregon se ka mungesë të kulturës politike, pjesëmarrëse dhe ndjenjën se nuk janë të aftë për të bërë ndryshime në shoqërinë e tyre.

Kjo infografikë është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

Të dhënat janë nxjerrë nga “Hulumtimi për Gratë në Republikën e Kosovës” (2021/2022), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES)

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave