
Ky vit ka qenë mjaft i angazhuar me procese politike për shoqërinë kosovare dhe si rrjedhojë ka sjellë edhe një valë të artikujve online të cilat kanë thelluar polarizimin politik dhe kanë nxitur përdorimin e gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale.
Nga monitorimi i realizuar për periudhën dhjetor 2024 – nëntor 2025, vërehet nje rritje e përdorimit te gjuhës së urrejtjes. Nga 660 mijë komente të analizuara gjatë kësaj periudhe, rreth 14% (afërsisht 90 mijë komente) përmbanin gjuhë të urrejtjes ndaj grave. Vlenë të theksohen format e sulmeve verbale, komentet nënçmuese dhe presionin online që përjetojnë gratë, veçanërisht në periudha zgjedhore.
Kjo infografikë është realizuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, me përkrahje nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
