A mendoni se bizneser e grave vazhdojnë të kenë ende pasoja, si pasojë e pandemisë covid-19?

29.09.2021

Instituti D4D ka realizuar dy raunde të pyetjeve në kuadër të omnibusit në teren, me 1065 të anketuar në muajin qershor dhe 1065 në muajin shtator, për të parë perceptimet e tyre mbi të bërit biznes gjatë kohës së pandemisë.

Në pyetjen se “Pas një viti me kufizime në ushtrim të biznesit, a mendoni se bizneset e grave vazhdojnë të kenë ende pasoja si pasojë e pandemisë Covid-19?”  Me “PO” janë përgjigjur 71.2% të të anketuarve në muajin shtator, ndërsa 79.7% në muajin qershor, në krahasim me “JO” 21.4% në muajin shtator dhe 13.3% në muajin qershor. Ndërsa 7.3% e të anketuarve në muajin shtator dhe 7.0% në muajin qershor, janë përgjigjur me “Nuk e di”.

Për më shumë detaje, mbi ndarjen gjinore të të anketuarve dhe përgjigjet e tyre, shihni infografikën.

Kjo infografike është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për gratë e afektuara nga pandemia COVID-19 në tregun e punës” Mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD)

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave