Vizitë studimore në Zvicër për shkëmbimin e përvojave mbi shumëgjuhësinë dhe hartimin e legjislacionit

06.11.2026

Pas shkëmbimit të parë të mbajtur në Prishtinë në korrik, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), në kuadër të projektit për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës në procedurat e komisioneve hetimore dhe hartimin e legjislacionit, organizoi një vizitë studimore në Bernë. Përfaqësues të Kuvendit të Kosovës u takuan me kolegë nga institucionet zvicerane për të thelluar shkëmbimin e përvojave mbi hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit në gjuhë të ndryshme.

Diskutimet u përqendruan në organizimin e strukturave që merren me hartimin e teksteve ligjore, kriteret për qartësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, si dhe përdorimin e bazave terminologjike, mjeteve digjitale dhe shërbimeve të përkthimit e publikimit. Pjesëmarrësit shqyrtuan gjithashtu se si përvojat zvicerane mund të përshtaten në kontekstin e Kosovës, përfshirë mundësinë e krijimit të një strukture të ngjashme për hartimin e legjislacionit në Kuvend.

Kjo vizitë vazhdoj diskutimet e nisura në Prishtinë dhe krijoi mundësi për ndarjen e njohurive e forcimin e bashkëpunimit institucional, me synim përmirësimin e cilësisë së legjislacionit shumëgjuhësh.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e Kuvendit të Kosovës në procedurat e komisioneve hetimore dhe në hartimin e legjislacionit”, financuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA).