Verifiko në Kaçanik

25.02.2026

Këtë javë, Demokraci për Zhvillim (D4D) vizitoi Shkollën e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, me ftesë nga Korpusi i Paqes në Kosovë për të prezentuar platformën Verifiko.info

Gjatë sesionit, nxënësit u njoftuan për herë të parë me konceptin e dezinformimit si dhe me format e tjera të çrregullimit të informacionit që mund të hasin çdo ditë në internet. Përmes diskutimeve interaktive, ata mësuan diferencën midis dezinformimit dhe keqinformimit dhe kush janë verifikuesit e fakteve në Kosovë.

Biseda me nxënësit e dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit medial në shkolla dhe nevojën për t’i fuqizuar të rinjtë si përdorues të përgjegjshëm të internetit.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency