Verifiko.info në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës!

23.04.2026

Instituti D4D zhvilloi një sesion dinamik me studentët e Fakultetit Juridik, ku në qendër të diskutimit ishte platforma verifiko.info dhe rëndësia kritike e edukimit medial përtë rinjtë.

Pikat kyçe të diskutimit ishin:

  • Liria e Shprehjes vs. Abuzimi: Ku përfundon fjala e lirë dhe ku fillon përgjegjësia ligjore? Eksploruam kufijtë delikatë mes lirisë së shprehjes dhe keqpërdorimit të saj për shpifje, dezinformim dhe gjuhë nxitëse.
  • Edukimi Medial si Mbrojtje: Diskutuam se si edukimi medial shërben si mjet i domosdoshëm për të identifikuar dhe luftuar çrregullimin e informacionit në hapësirën digjitale si dhe për sigurinë online.
  • Perspektiva Ligjore: Studentët analizuan të drejtën e mediave dhe rëndësinë e verifikimit të fakteve në mbrojtjen e interesit publik.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.